FONDI1983 .DK

REFERAT: Mbledhja e 6 e kryesisë së Fondit mbajtur me 14 dhjetor 2024

REFERAT NGA MBLEDHJA E 6 E KRYESISË SË FONDIT

E shtunë 14 dhjetor 2024 – ora 12.00- 14.00

Rendi i ditës:

  1. Pagesa vjetore:

Në këtë mbledhje kryesia vendosi që pagesa vjetore për vitin 2025 të vazhdojë të jetë 200 kr për person në vit dhe pagesa duhet të bëhet në afatin nga 1 janar deri më 15 janar 2025. Anëtarët do të informohen në www.fondi1983.dk dhe në facebook grupin e Fondit.

  1. Regjistrimi digjital i anëtarëve:

Deri më tani afërsisht janë regjistruar 80% e anëtarëve të Fondit. Mungojnë edhe afërsisht 20% e anëtarëve të regjistrohen digjital. Kryesia dhe përfaqësuesit e lokaliteteve do të mundohen ti gjejnë edhe këto 20%, por kjo kërkon kohë. Afati për t’i gjetur dhe për t’i regjistruar digjital këto 20% nga kryesia dhe përfaqësuesit e lokaliteteve u zgjat deri më 31/12.2025.

  1. Regjistrimi i pagesave të anëtarëve:

Kryesia dhe përfaqësuesit e lokaliteteve kanë regjistruar shumicën e pagesave të anëtarëve nga analog (letër) në mënyrë digjitale, por ende punohet që gjitha pagesat e anëtarëve të regjistrohen digjital dhe kjo kërkon kohë. Ne si kryesi dhe përfaqësues të lokaliteteve do të mundohemi ti gjejnë dhe ti informojnë anëtarët për pagesat. Afati për regjistrimin digjital të pagesave të anëtarëve nga kryesia dhe përfaqësuesit e lokaliteteve do të zgjatet deri në 31/12.2025.

  1. Pyetje dhe propozime nga anëtarët.
  2. Përgatitja e rendit të ditës për mbledhjen gjenerale vjetore e cila do të mbahet të shtunën me 22 shkurt 2025.
  3. Takim i përbashkët me Fondet tjera për rregullimin e çështjes kur një anëtar/e martohet me një anëtar/e nga një Fond tjetër, d.m.th. zhvendosja e anëtarit nga një Fond në një Fond tjetër gjatë martesave. Si do të bëhet?
  4. Eventuale

Me nderime

Kryesia e Fondit

CVR: 37565113
Copyright - 2025 - fondi1983.dk