FONDI1983 .DK

PROPOZIM-STATUTI I RI I FONDIT

Të nderuar anëtarë

 

Në 5 muajt e kaluar, kryesia e Fondit ka punuar dhe ka përpiluar PROPOZIM STATUTIN I RI të Fondit, i cili do të votohet nga anëtarët e Fondit në Mbledhjen Gjenerale vjetore të rregullt që do të mbahet të shtunën me 24 shkurt 2024.

 

Gjatë përpilimit të propozim statutit janë marrë parasysh rrethanat, pritshmëritë, nevojat dhe kërkesat e anëtarëve si dhe ndryshimet që kanë ndodhur vitet e fundit në botë (pandemia dhe luftërat në botë) gjë që kanë ndikuar direkt në rritjen e çmimeve.

 

Propozim Statuti i ri, nuk është definitiv por është PROPOZIM STATUT deri më 24/2.2024 kur do të bëhet i vlefshëm, pas votimit në mbledhjen gjenerale vjetore të rregullt.

Çdo anëtarë ka të drejtë të japë propozime dhe sugjerime për këtë Propozim-Statut.

Këshillat, propozimet dhe vërejtjet e anëtarëve nuk pranohen gojarisht, por pranohen VETËM ME SHKRIM në emailin e Fondit: fondi1983@gmail.com deri më datën 15/1.2024.

 

Nga data 15/1.2024 deri më 24/2.2024, kryesia do t’i shqyrtojë propozimet dhe sugjerimet me shkrim të anëtarëve dhe kryesia vendos nëse ato mund të jenë në rend dite ose jo.

Propozim Statuti do të publikohet edhe në webfaqen e Fonidt në www.fondi1983.dk.

Me nderime

Kryesia e Fondit

CVR: 37565113
Copyright - 2024 - fondi1983.dk