Anëtar në këtë Fond mund të bëhet secili person me prejardhje vetëm nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës që kanë leje qëndrimi në Danimarkë, ose janë lindur në Danimarkë por janë me prejardhje vetëm nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Anëtari ri në Fond duhet të paguajë pagesën e anëtarësisë dhe pastaj çdo vit të bëjë pagesën vjetore të anëtarësisë prej vitit kur është bërë anëtar.
Pagesa e anëtarësisë për anëtarët e ri është:
0 DKK – FALAS – për fëmijë të moshës nën 18 vjet
3.000 DKK – për të rritur të moshës prej 18 vjet
10.000 DKK- për personat e moshës prej 60 vjet
Gjithë anëtarët janë të obliguar të bëjnë pagesën vjetore të anëtarësisë prej 200 DKK për person në vit.
Pasi të bëheni anëtar i plotë, vitet e ardhshme pagesën vjetore do t’a bëni çdo vit nga data 1 janar deri më 15 janar në konto- numrin e Fondit.