FONDI1983 .DK

MARRËVESHJA 1

Në emër të kryesisë dhe anëtarëve të Fondit u arrit marrëveshtje me Ndërmarjen për shërbime varrimi ER RAHATU që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të 🇲🇰RMV’së.

Kjo ndërmarrje në të ardhmen do të transportojë kufomat e anëtarëve tanë nga aeroporti i Shkupit deri te destinacioni i fundit, dmth. ER RAHATU transporton kufoma në gjitha qytetet dhe fshatrat në RMV.
Çmimi do të varet nga gjatësia e transportit (dmth, sa më larg nga aeroporti i Shkupit deri në destinacionin e fundit= më shtrenjtë).
Por çmimi fillon afërsisht nga 150 euro për transport + 60 euro cargo për aeroportin.
Në të ardhmen anëtarët e Fondit mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë z.Milazim në këtë numër mobili duke treguar se janë anëtarë nga Fondi.
Pagesën që familjarët e afërt të kufomës do ta paguajnë për transportin dhe varrimin në atdhe do ta marrin si kompenzim nga Fondi i cili mbulon me 5.000kr sipas nenit 2.1 të STATUTIT të Fondit.
CVR: 37565113
Copyright - 2026 - fondi1983.dk