FONDI1983 .DK

Marrëveshje e Fondeve shqiptare në Danimarkë

Lajm i mirë për gjithë anëtarët e Fondeve shqiptare në Danimarkë.
Kryesitë e gjitha Fondeve shqiptare në Danimarkë kanë arritur marrëveshje madhështore dhe vendosën që anëtari i një Fondi mund të zhvendoset në një Fond tjetër pa asnjë pagesë anëtarësie, nëse bashkëshorti/ ja është anëtar/e në atë Fond.
Zhvendosja e anëtarit mund të bëhet vetëm me një vërtetim të nënshkruar nga Kryetari/ Kryesia e Fondit prej ku zhvendoset, vërtetim ky që vërteton se anëtari ka qenë anëtar i plotë në atë Fond.
Anëtari që zhvendoset në Fondin tjetër vazhdon të paguajë vetëm pagesën. vjetore të anëtarësisë në shumën e parave që e ka Fondi ku zhvendoset.
Kjo marrëveshje hyn në fuqi nga data kur kjo marrëveshje vendoset si nen në statutin e Fondeve të bashkatdhetarëve që kanë nënshkruar në këtë marrëveshje.
CVR: 37565113
Copyright - 2025 - fondi1983.dk