
Të nderuar anëtarë të FONDI 1983
Kryesia dhe përfaqësuesit e lokaliteteve kanë filluar regjistrimin digjital të gjithë anëtarëve dhe jo vetëm kryefamiljarit.
Regjistrimin digjital, anëtarët mund ta bëjnë në dy mënyra:
1. Tek përfaqësuesit e lokaliteteve të Fondi1983 (shiko listën këtu), dhe;
2. Online në webfaqen: www.fondi1983.dk
Pasi të bëhet regjistrimin digjital i të gjithë anëtarëve, atëherë do të regjistrohen gjitha pagesat vjetore të anëtarëve dhe më pas do t’i kontaktojmë anëtarët për ndonjë mospagesë.
Anëtarë të nderuar, Ju lutemi, keni durim dhe gjithëçka, pas regjistrimit digjital do të bëhet edhe më mirë dhe më lehtë.
Afati i fundit i regjistrimit digjital mbaron me 31 dhjetor 2025.
Me nderime
Kryesia e fondi1983.dk